Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Setien para Espanyolit: Derbi mbetet derbi, nuk ka favorit!

Barcelonën e pret derbi kundër Espanyol, sfidë që të paktën në letër sheh favorit katalanasit, pasi kundërshtari ndodhet në ditët e saj më të vështira duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim. Pikërisht për këtë përballje në konfercën e zakonshme për shtyp, tekniku i blaugranave Quique Setién u shpreh se në një ndeshje derbi i klasifikimit nuk të ndihmon aspak.
“Një ndeshje derbi mbetet një ndeshje derbi. Klasifikimi nuk do të thotë asgjë. Gjithçka zerohet dhe fokusi duhet të jetë maksimal. Rëndësia e këtyre sfidave është e madhe për çdo futbollist. Do të jetë një sfidë plot emocione. E përsëris klasifikimi nuk na jep të drejtën ta shohin veten si favorit.

Me pas Setien foli për të ardhmen e tij në krye të stolit të Barcelonës si dhe për sistemin VAR.

“Rezultatet janë një gjë dhe pritshmëritë një gjë tjetër. Personalisht punën time nuk e fokusoj në projekte afatshkurtra, por në ato afatgjata. Kështu që të presim e të shohim. Përsa i përket VAR-it, nuk më duket e gabuar kur dikush shpreh një opinion. E vërteta është se ka sfida për të cilat teknologjia nuk jep vendime të drejta.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...