Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Setien: Të gjithë e panë çfarë ndodhi dje, besoj akoma te titulli kampion

Reali i Madridit triumfoi 1-2 në transfertën baske ndaj Real Sociedad dhe mori kreun e renditjes në La Liga, ndonëse me të njëjtën sasi pikësh sa Barcelona, ndërsa në Spanjë kanë shpërthyer polemikat për mosndërhyrjen e VAR-it në momentin e akordimit të një 11-metërshi në favor të “Los Blancos”.

Përsëritja e pamjeve konfirmonte se mbrojtësi i Sociedad nuk e prekte fare brazilianin Vinicius, ndonëse ky i fundit u rrëzua në zonë dhe Sergio Ramos shënoi golin e avantazhit për Realin, pasi VAR-i nuk ndërhyri për të korrigjuar vendimin e arbitrit kryesor.

Trajneri i Barcelonës Quique Setien ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës me Athletic Bilbao, ku ndër të tjera u mundua të shmangë polemikat me madrilenët dhe të theksojë besimin te triumfi në kampionat.

“Atë që ndodhi dje me VAR-in e pa e gjithë bota dhe nuk ka nevojë ta komentoj unë. Nuk e di pse disa aksione rishikohen në VAR dhe disa të tjerë jo. Megjithatë gara për titullin është ende e hapur dhe unë besoj se do t’ia dalim. Tani nuk na lejohen më gabime deri në fund, por e njëjta gjë vlen edhe për Realin. E kemi nisur mirë këtë periudhë post-pandemi, pasi kemi marrë dy fitore dhe një barazim, ndërkohë që kemi shënuar 6 gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Skuadra prodhon lojë dhe jam i kënaqur”, deklaroi Setien.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...