Sevilla kompletoi transferimin e sulmuesit Luuk de Jong nga PSV Eindhoven për një shumë prej 12.5 milionë eurosh. 28-vjeçari, i cili shënoi 32 gola për klubin holandez në sezonin e kaluar, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Eredivisie, nënshkroi një kontratë katërvjeçare me spanjollët.
Holandezi më parë ka provuar të luajë edhe për Newcastle e Monchengladbach, ndërkohë që kjo do të jetë aventura e tij e tretë jashtë vendlindjes.
De Jong konsiderohet zëvendësues i denjë i Wissam Ben Yedder në “Sanchez Pizjuan”, me francezin që pritet të largohet gjatë merkatos.