Sevilla shikon me sy të mirë rikthimin e Carlos Bacca. Drejtori sportiv i klubit andalizuan Oscar Arias deklaroi se janë duke marrë në konsideratë përforcimin e skuadrës me një sulmues si kolumbiani që njeh ambientin dhe do ti bënte shumë punë skuadrës, edhe pse te Sevilla e dinë që transferimi i tij nga Milani është mjaft i komplikuar. Nga ana tjetër trajneri i Milanit Montella deklaroi se Bacca ka shumë oferta dhe Milani do të përpiqet të përfitojë nga shitja e tij.
