Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sevilla gjen në Turqi pasuesin e Diego Carlos, arrihet marrëveshja me Galatasaray-n

Sevilla lëviz me shpejtësi në merkato dhe gjen zëvendësuesin e Diego Carlos. Vetëm pak ditë pasi shiti mbrojtësin brazilian te Aston Villa, klubi andaluzian ka arritur marrëveshjen për afrimin e një tjetër futbollisti nga vendi i sambës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 26-vjeçar Marcao, që është pjesë e turqve të Galatasarayt dhe që brenda javës së ardhshme pritet të kompletojë transferimin në kampionatin spanjoll.

Mediat iberike raportojnë se marrëveshja mes klubeve është arritur mbi bazën e 10 milionë eurove dhe pritet që Marcao të mbarojë pushimet, para se të nisë aventurën e tij të re me fanellën e Sevillas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...