Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sevilla humb sërish, Montella përplaset me tifozët

Pasi u shkarkua nga Milani, Vincenzo Montella gjeti punë brenda muajit te klubi spanjoll i Sevillas, ku mori vendin e argjentinasit Eduardo Berrizo, por duket se aventura në Gadishullin Iberik nuk po shkon aspak mirë për italianin.

Nën drejtimin e Montellës, Sevilla ka humbur të 2 ndeshjet e kampionatit, ndërsa ka arritur të fitojë vetëm në Kupën e Mbretit.

Të dielën ishte Diego Armando Maradona që sulmonte drejtuesit e Sevillas dhe i akuzonte se kishin shkarkuar Berrizon për t’i bërë vend një trajneri që dështoi te Milani, por humbja e djeshme ndaj Alavesit shkaktoi të tjera pasoja.

Tifozët andaluzianë kishin shkuar në një numër të madh në qendrën stërvitore, ku ndonëse ishte njoftuar stërvitje me dyer të mbyllura, kërkuan një përballje me futbollistët e skuadrës.

Në përballje mori pjesë edhe Montella, që u kontestua ashpër nga tifozët, të cilët duket se kanë filluar të humbasin durimin me të.

Në mesjavë Sevilla do të përballet me Atletico Madridin për Kupën e Spanjës, në një sfidë ku Monetllës nuk i lejohen gabimet, nëse do të shmangë një tjetër shkarkim në harkun e vetëm 3 muajve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...