Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sevilla prenoton golashënuesin më të mirë në Europa League

Sevilla nuk ndalet në merkato. Pasi afroi mbrojtësin Wobber nga Ajaxi dhe sulmuesin Munir El Haddadi nga Barcelona, andaluzët mendojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Spanjollët kanë prenotuar vizitat mjekësore për sulmuesin e Salzburgut, Munas Dabbur, i cili do të transferohet në verë në Spanjë. Sulmuesi izraelit pëlqehej edhe nga Liverpooli, por duket se Sevilla ka përshpejtuar tratativat për transferimin e tij. 26-vjeçari është golashënuesi më i mirë në Europa League deri tani, me 6 gola dhe kryeson renditjen e golashënuesve edhe në Kampionatin Austriak me 9 gola.

“Akand” për Jean-Kevin Augustin

Everton, Wolves dhe Southampton po kërkojnë të nënshkruajnë sulmuesin e Leipzig Jean-Kevin Augustin. 21-vjeçari arriti të shënonte 12 gola në sezonin e kaluar për ekipin nga Bundesliga, por këtë vit ai e ka humbur vendin në formacion nga Yussuf Poulsen. Sipas asaj që shkruajnë mediat, edhe Leipzig do ta lejonte largimin e francezit, por vetëm për një shumë jo më të ulët se 38 milionë paundë. Augustin u transferua te Leipzig në verën e 2018 nga PSG, ndërkohë që ka një kontratë që përfundon më qershor 2022.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...