Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sezon fantastik me Entellën, sulmuesi vlonjat kërkohet nga disa klube të Serisë B

Pas një sezoni mjaft pozitiv me skuadrën e Entellës, sulmuesi vlonjat Silvio Merkaj ka përfunduar në “radarët” e disa klubeve italiane që militojnë në Serinë B.

Futbollisti 24-vjeçar me origjinë nga Vlora shënoi 12 gola dhe asistoi 6 të tjerë në sezonin që lamë pas në Serinë C, me klubin ligur, ku ka edhe një kontratë të vlefshme deri në verën e 2024-ës.

Megjithatë pavarësisht dëshirës së drejtuesve për ta mbajtur ende në ekip, mediat italiane zbulojnë se për vlonjatin kanë shfaqur interes disa klube të Serisë B, të cilat janë gati të paguajnë për të marrë kartonin e tij nga Entella.

Transferimi në Serinë B do të ishte një hap vërtetë i rëndësishëm për Merkajn, që ka luajtur gjithmonë në ligat e ulëta italiane, por duket se është gati për një eksperiencë të re, shumë më të rëndësishme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...