Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Sezon i vështirë dhe i çuditshëm, tani duhet të bëjmë gjithçka përballë Milanit”

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka folur për kanalin zyrtar të UEFA pak ditë përpara sfidës me Milanin.

Si e keni parë Interin këtë sezon?

Ky sezon ka qenë disi i çuditshëm, me shumë ulje-ngritje për mua dhe ekipin. Më kanë mbetur energji dhe për këtë fazë të fundit të sezonit, e cila përcakton fatet e punës sonë.

Si ju duken performancat e klubit në kampionat dhe në Champions?

“Nuk di ç’të them për këtë pjesë. Duket sikur jemi më të bashkuar në ndeshjet europiane. Champions League të bën sikur të jesh më i bashkuar në grup, kjo falë atmosferës që ajo të jep. Muzika dhe atmosfera e publikut është më elektrizuese në Champions.

Më tregoni pak emocionet në “San Siro”?

Kur stadiumi është i tejmbushur dhe tifozët thërrasin “Kampionët”, unë dua t’u them “Ja ku jemi”. Këto janë emocione tepër të forta dhe shumë të bukura, të cilat t’i jep “San Siro” dhe sidomos fansat e Interit.

Si e shikoni ndeshjen ndaj Milanit?

“Dhe tani derbi… unë do të lë zemrën dhe shpirtin në fushë, por mbetet një ndeshje futbolli dhe asgjë nuk duhet të ndodhë më shumë se futbolli. Jemi shumë të lumtur që e gjithë bota do ta ndjekë dhe jam krenar që do të jem në atë tapet të blertë.

Mbyll kështu për UEFA TV, mesfushori i Interit, Nicolo Barella i cili ndihet gati për sfidën e radhës në derbin ndaj Milanit për gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...