Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sezon katastrofik, ish-trajneri i Chelsea-t refuzon ofertën e Ajax

Ajax u mposht 6-0 në klasiken e futbollit holandez përballë Feyenoord, me “Harkëtarët” që thjeshtë po presin përfundimin e sezonit.

Jashtë garës për titullin kampion dhe kjo u kuptua që në pesë javët e para të kampionatit, jashtë Europës dhe Kupës, Ajax tani po studion tregun për të ndryshuar skuadrën, për të përmirësuar organikën dhe për të nisur një kapitull të ri.

Lexo edhe: 

Së fundmi, mediet britanike kanë bërë me dije se drejtuesit e Ajax ishin në bisedime intensive e Graham Potter, që 48-vjeçari të marrë drejtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Por, ish-trajneri i Chelsea-t që është i papunë që prej Prillit të vitit 2023 ka refuzuar ofertën e drejtuesve holandez.

Mësohet se Potter ka kërkuar që të ketë dorë të lirë në merkato, gjë e cila është refuzuar, por një tjetër faktorë që ka ndikuar është edhe buxheti i limituar në merkato.

Tani, Ajax duhet të mendojë për një emër të ri, teksa skuadra aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë me 45 pikë, teksa objektivi është për të siguruar Conference League-n për sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....