“Si do niset do bitiset” thotë një zhargon i vjetër popullor. Kukësi i këtij sezoni nuk po gjen paqe, rezultatet e mira rralllë herë kanë patur jetëgjatësi, dhe kjo ka ndikuar sezonin që edhe pse sapo ka kaluar gjysmën duket i dështuar, gjtihmonë përsa i përket kampionatit.
3 trajnerë të ndryshuar, me Gegën që u largua, Hallaçi që u vendos si një trajner që e njeh ambjentin, por që nuk e pati besimin e drejtuesve deri në dhe tashmë me Josën, ndonjë shkëndijë tek-tuk ka ardhur, por asnjëherë blutë nuk kanë qënë bindës.
“Luhatja” dje “ashensori” i shpejtë nga lart poshtë e anasjelltas kanë qënë kryefjala e sezonit tek Kukësi, madje aq i paqëndrueshëm është ekipi saqë ka shpesh luhatje jo vetëm nga ndeshja në ndeshje, por edhe brenda një takimi. Edhe ndaj Partizanit alternoi momente të mira me momente përgjumjeje. Ka specialsitë që thonë se Kukësi është akademik dhe jo grintoz, ndoshta duke iu rikthyer emrit të vjetër të klubit ky është “përparim”, por ndonjëherë duhet të luftosh dhe ta lësh pa mënjanuar filozofinë e butë akademike.
Blutë kanë 7 pikë nga vendi i 4-ët, me këtë renditje rrezikojnë që për herë të parë qëkur u ngjitën në Superiore në 2012-ën, të mos sigurojnë Europën nëpërmjet kampionatit, ndoshta ka ardhur momenti që strategjia e “ndryshimit total” në çdo sesion të merkatos të ndryshojë.
