Serie A

Sezon rekordesh për Napolin, por a do ta mbajë ritmin?

Si kurrë më parë numrat flasin qartë. Napoli i Maurizio Sarrit në këtë fillim sezoni ngjason me një makinë perfekte të garave të shpejtësisë. 8 fitore në po kaq ndeshje, një rekord i denjë për skuadrat e niveleve më të larta të futbollit europian. Ia vlen të shohim edhe një herë numrat e Napolit. 8 suksese radhazi nga një skuadër e Serisë A, janë shënuar vetëm 3 herë të tjera në histori, nga Juventusi në sezonet e largëta 1930/31, 1985/86, dhe Roma në 2013/14).

Për herë të parë në Serinë A Napoli ka fituar për dy sezone radhazi të dyja sfidat në transfertë përballë skuadrave romane, Romës dhe Lazios.

Gjithashtu, ky është goli i parë për Lorenzo Insignen përballë Romës dhe i 100-i në karrierë. Me këto shifra skuadra e Napolit kthehet në pretende për fitimin e kampionatit. Mbetet për t’u parë vetëm nëse do të arrijë të mbajë këtë ecuri edhe në vazhdimësi.

 

To Top