Bundesliga

Sezoni i Bayernit “i mbyllur”, prioritet zgjidhja e çështjes “Lewandowski”

Eliminimi i Bayernit nga Liga e Kampionëve nga Villarreali praktikisht i ka dhënë fund sezonit të bavarezëve, që thjesht presin të ngrenë lart titullin e 10-të radhazi kampion në Bundesligë.

Skuadra e Nagelsman kryeson me 9 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Borussia e Dortmundit, të cilën e presin javën e ardhshme. Me vetëm 5 ndeshje të mbetura, Bayerni praktikisht do të shpallej kampion në rast suksesi ndaj verdhezinjve (diferenca do të shkonte 12 pikë).

Në Mynih kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe një çështjet për t’u zgjidhur është rinovimi i kontratës së Lewandowskit, me aktualen që i përfundon në verë 2023. Drejtuesit e Bayernit ende nuk janë ulur për të negociuar me të, gjë që e ka shqetësuar sulmuesin, i cili është përfolur për një transferim të mundshëm te Barça.

Takimi i përfaqësuesit të tij, Pini Zahavi, me klubin do të ndodhë ditët në vijim, zbulon gazetarit Rudy Galetti. Dëshira është që Lewandowski të qëndrojë edhe dy vite në klubin më të rëndësishëm në Gjermani.

Barcelona do të jetë e vëmendshme ndaj këtij takimi. Klubi “blaugrana” ka përfituar nga situata e tensionuar mes Lewandowskit dhe drejtuesve të Bayernit për të joshur polakun. Megjithatë, gjendja ekonomike e Barçës e vështirëson jashtëzakonisht operacionin, pasi në asnjë rast nuk do të arrijë të paguajë shumën 60 milionë euro që kërkon skuadra gjermane. Paga e lartë e sulmuesit mbetet gjithashtu problem për katalanët.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency