Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sezoni i fundit në “Anfield”, dy klube italiane në garë për Thiagon

Sirena italiane për Thiago Alcantarën. Mesfushori spanjoll ka nisur sezonin e katërt dhe të fundit me Liverpoolin. Problemet fizike dhe dëmtimet e shumta, nuk e kanë lejuar 32-vjeçarin të përshtatet siç duhet në ishull.

Shtypi anglez shkruan se drejtuesit e The Reds nuk do ia rinovojnë kontratën që i përfundon në verën e ardhshme. Dhe mesfushori po studion alternativa të ndryshme për të vijuar karrierën.

Lexo edhe:

Në Serie A nuk ka luajtur kurrë pavarësisht se ka lindur në Itali, dhe sezoni i ardhshëm mund të jetë momenti perfekt për të provuar veten në futbollin italian. Aty ku përveç Juventusit e pëlqejnë edhe zikaltrit e Interit.

Thiago ka një eksperiencë të madhe, përveç teknikës dhe klasit që zotëron, teksa ka fituar shumë trofe me Barcelonën dhe Bayern Munchen.

Prej faktit që ndodhën në emergjence në mesin e fushës, bardhezinjtë e Juventusit do të tentojnë afrimin e Thiagos që në merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...