Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Sezoni i ri e gjen protagonist, Bare: Kemi “oreks” dhe dëshirë për të fituar

Keidi Bare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa është aktivizuar si titullar me Espanyol në dy nga tre ndeshjet e para të LaLiga2. Madje, në sfidën e fundit fieraku ishte vendimtar pasi dhuroi asistin e golit të vetëm të katalanasve në triumfin ndaj Mirandes në transfertë. Së fundmi, Bare shprehet i lumtur për këtë start të sezonit ndërsa shtoi se tifozët janë një mbështetje e madhe për skuadrën duke e ndihmuar të marrë maksimumin, sidomos në fushën e tyre.

“Shpresoj të vazhdoj kështu edhe përgjatë sezonit, jam duke u stërvitur fort dhe po i bëj gjërat mirë. Këto tre javë gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk është e lehtë të fitosh ndeshjet në LaLiga2. Këtu çdo kundërshtar mund të të hapë probleme.

Deri tani ia kemi dalë mirë dhe kemi pësuar pak gola që është shumë e rëndësishme në një kampionat si ky. Mund të përmirësohemi edhe më shumë, por e rëndësishme është që kjo skuadër ka “oreks”, ambicie dhe dëshirë për të fituar.

Tifozët janë lojtari jonë i 12-të. Na shtyjnë shumë në çdo ndeshje dhe ne kemi shumë dëshirë të luajmë kur kemi një stadium të mbushur. Janë aty gjithmonë për ne, ndjehemi krenar për ata”, u shpreh Bare.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...