Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sezoni i ri në shtëpinë e re, vijojnë punimet në stadiumin e Kukësit

Kukësi po mbyll një sezon për t’u harruar në aspektin sportiv, pasi për herë të parë pas shumë vitesh, skuadra nuk do të garojë në ligat europiane, megjithatë verilindorët kanë plane ambicioze për të ardhmen.

Gjithçka fillon me rikthimin në shtëpi, pasi punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” po vijojnë me ritme të shpejta dhe optimizmi në kampin verilindor është i madh për të nisur sezonin e ri pikërisht në impiantin e ri.

Siç njoftohet nga klubi i Kukësit, është porositur tapeti i fushës, që do të jetë i gjithi bar natyral, ashtu siç janë porositur edhe stolat për shkallët e stadiumit dhe impiantit i ndriçimit, që do të lejojë edhe zhvillimin e ndeshjeve në mbrëmje.

Aktualisht po u jepet dora e fundit punimeve në tribuna dhe shumë shpejt pritet të nisë montimi i barit, stolave, sistemit të ndriçimit dhe komoditeteve të nevojshme në ambientet e brendshme të “Zeqir Ymerit”, me qëllim që Kukësi ta nisë sezonin e ri në shtëpi të re.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...