Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sezoni i Tiranës vendoset në transfertë!

Fati, nderi dhe krenaria e një klubi madhështor për futbollin shqiptar janë përpara një udhëkryqi. Tirana rrezikon “flakët e ferrit” vetëm një vit pasi u largua nga humnera e errët e Kategorisë së Parë. Gjithçka do të vendoset në Laç, kundërshtar i ashpër që për më shumë ka objektiva të rëndësishëm dhe nuk zbret në fushë sa për të respektuar garën. Ndoshta do kishte qenë më mirë që bardheblutë këtë sfidë jetike ta zhvillonin brenda mureve të shtëpisë….ose ndoshta ndoshta jo….më mirë në transfertë… të paktën kjo është ajo çfarë ky sezon ka dëshmuar deri më tani për Tiranën, një ekip që ka një “make-up” më tërheqës kur në grafikën e ndeshjeve nuk e ka emrin i pari.

18 pikë të grumbulluara në transfertë, virtualisht bardheblutë do të ishin në vendin e 5-të, sulmi më i mirë në ndeshjet jashtë sëbashku me Teutën, 21 gola, ndërsa në takimet shtëpiake rekordi është thuajse i paparanueshëm, 23 pikë, skuadra më e varfër e Superiores për ndeshjet brenda, ndërsa në aspektin sulmues jemi në kufijtë e paradoksales, sepse skuadra me sulmin më të mirë jashtë ka realizuar më pak se çdo ekip tjetër i Superiores në ndeshjet në shtëpi. Statistikat nuk janë një e vërtetë absolute por diçka të drejtë e thonë, Tirana e këtij edicioni është një skuadër transfertash dhe edhe pse në Laç nuk fiton në kampionat nga shkurti i 2016-ës dhe nuk merr pikë nga shtatori i po të njëjtit vit, më mirë për bardheblutë që këtë duel vendimtar nuk e luajnë në “Selman Stërmasi”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...