Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sezoni kontrovers i Flamurtarit, Europa ende objektiv i arritshëm

Flamurtari rikuperoi në sekondat e fundit një takim thuajse të humbur. Situata që pasoi në dhomat e zhveshjes me akuza e kundërakuza largoi vëmendjen nga tema kryesore në futboll, që është loja. Edicioni 2017-2018 ka qenë mjaft i çuditshëm për vlonjatët, nga një skuadër që po ushqente ëndrrën e titullit, përfundoi duke u mbrojtur nga zona e akullt e renditjes, në një kohë që në horizont shikonte Europën.

12 ndeshjet e fundit në kampionat kanë sjellë vetëm 2 fitore, një ndër të cilat kundër Lushnjës së vendit të fundit.  Në një rrjedhë logjike normale, kjo skuadër, pas kësaj ecurie, nuk duhet të kishte më objektiva, por logjika normale nuk ka funksionuar këtë sezon te kuqezinjtë, pasi, pavarësisht rezultateve aspak pozitive dhe ndryshimit të trajnerit me dorëheqjen e Duros dhe ardhjen e Beharit e Bifshës, Flamurtari ka ende mundësi reale për të shkuar në Europa League.

Diferenca me pozicionin numër 4 është vetëm 2 pikë dhe ai vend mbahet nga Laçi, pikërisht kundërshtari i radhës për bregdetarët. Natyrisht, për të shkuar në Europë nga vendi i 4-t, duhet që Skënderbeu të fitojë Kupën. Duke parë potencialin e korçarëve gjasat janë të shumta që diçka e tillë të ndodhë. Javët në vijim mbeten vendimtare për vlonjatët dhe këto 4 raunde të fundit do të përballohen pa një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, Danilo ALves.

Sulmuesi po vuan nga një dëmtim në gju dhe ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij, Brazilit, për të vijuar fazën rikuperuese. Mbetet për të kuptuar nëse bileta e këtij udhëtimi do të jetë vetëm vajtje, duke qenë se 27-vjeçarit i përfundon kontrata me kuqezinjtë, apo do të gjendet një gjuhë e përbashkët me drejtuesit për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...