Serie A

Sezoni starton me Inter-Genoa, caktohen oraret e dy javëve të para

Pas hedhjes së shortit për kalendarin e sezonit të ri, Seria A ka miratuar edhe ditët e oraret fikse për dy javët e para të kampionatit, që do të startojë pikërisht të shtunën e 21 gushtit.

U takon kampionëve në fuqi, Interit që të zbresin për herë të parë në fushën e lojës, për t’u përballur me Genoan të shtunën në orën 18:30 në “San Siro”, ndërsa në të njëjtën orë, në “Bentegodi” do të zhvillohet përballja Verona-Sassuolo.

Po të shtunën e 21 gushtit do të luhen edhe takime të tjera si Empoli-Lazio dhe Torino Atalanta, të cilat do të startojnë në orën 20:45, ndërsa të dielën do të luhen 4 takime të tjera dhe dy të mbeturit janë planifikuar për mbrëmjen e të hënës.

Këtë sezon kampionatit italian do t’i rikthehen edhe tifozët, pasi autoritetet kanë miratuar praninë e tyre në masën 30% të kapacitetit të stadiumeve, megjithatë drejtuesit e Serisë A dhe Federatës së Futbollit po ngulmojnë për një hapje të plotë për ata që kanë pasaportë vaksinimi.

Një tjetër risi e këtij sezoni është edhe ajo që lidhet me fazën e dytë, pasi ndryshe nga herët e tjera, ndeshjet nuk do të luhen sipas radhës së fazës së parë, por me një kalendar krejt ndryshe, sipas modelit të kampionatit anglez.

Më poshtë janë edhe datat e oraret ekzakte të ndeshjeve të dy javëve të para të Serisë A:
Java e parë:
Verona-Sassuolo (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)
Inter-Genoa (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)
Empoli-Lazio (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)
Torino-Atalanta (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)
Bologna-Salernitana (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)
Udinese-Juventus (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)
Napoli-Venezia (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)
Roma-Fiorentina (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)
Cagliari-Spezia (e hënë, 23 Gusht, ora 18:30)
Sampdoria-Milan (e hënë, 23 Gusht, ora 20:45)

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency