Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sezoni zhgënjyes i Kukësit, epoka e re nis me largime

Kukësi u rendit në vendin e katërt në Abissnet Superiore, por nuk i mjaftoi që të siguronte një vend në Kupat e Europës, pasi Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë. Mungesa në Europë natyrisht përkthehet në një edicion zhgënjyes për verilindorët, të cilët humbasin mundësinë për të siguruar një shifër të konsiderueshme të ardhurash.

Ekipi tani do të nisë përgatitjet për edicionin e ri, duke lënë pas sezonin me shumë luhatje, ku fytyra që tregoi në gjysmën e dytë të seoznit nuk i ngjante aspak Kukësit të dy fazave të para.

Skuadra verilindore zyrtarizoi largimin e trajnerit Diego Longo menjëherë pas fundit të seoznit, duke i dhënë besimin Skënder Gegës, i cili kthehet në Kukës për të dytën herë. Lëvizja e radhës për ekipin e Kukësit u zyrtarizua të mërkurën, me Pablo De Lucas i cili po ashtu nuk do të jetë më lojtar i verilindorëve.

Më herët, nga skuadra janë larguar dhe Emiljano Musta dhe Ardit Hila, ndërsa stafi teknik ka nisur nga puna për të strukturuar ekipin, duke nisur me largimet. Në vijim pritet që të ketë të dhë tjerë lojtarë që do të përgatitin valixhet, ndërsa sa i takon merkatos në hyrje do të preferohet më së shumti tregu vendas, me lojtarë që e njohin kampionatin tonë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...