Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Sfida e kthimit ndaj Buducnost, Krivanjeva beson te Struga: Me Duron luajmë futboll të hapur!

Të martën mbrëma, në orën 21:00, Struga luan në transfertën malazeze përballë Buducnostit ndeshjen e kthimit të raundit të dytë në Conference League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro niset e avantazhuar duke qenë se fitoi 1-0 në ndeshjen e parë. Në konferencë për shtyp, lojtari Besart Krivanjeva theksoi se për Strugën është një ndeshje historike ndërsa shtoi se beson te kualifikimi.

“Jemi akomoduar që mbrëmë këtu në Podgoricë, me të vetmin qëllim që të jemi sa më të qetë për ndeshjen historike që na pret të martën. Atmosfera në skuadër është në nivelin e duhur, gjithçka deri më tani ka qenë e shkëlqyer. Në mbrëmje na pret edhe stërvitja zyrtare, për t’u njohur për së afërmi me fushën e stadiumit, aty ku nesër mbrëma do të zhvillojmë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e skuadrës sonë.

Lexo edhe:

Realisht ndeshjen e parë duhej ta mbyllnim me një rezultat më të thellë, bazuar në rastet që krijuam, në veçanti gjatë pjesës së parë, ku nga gjithsej 5-6 raste të pastra, arritëm të shënojmë vetëm njëherë. Shpresoj që këtu në Podgoricë fati të jetë me ne, dhe të ndodh e kundërta, të kemi më pak raste, por të shënojmë më shumë se një gol dhe të kryejmë punën kur është në pyetje kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Struga Trim Lum me trajnerin Duro luan futboll të hapur, pavarësisht nëse luan brenda apo jashtë. Kjo është filozofia e trajnerit tonë, me të cilën jemi pajtuar edhe neve lojtarët, pasi realisht në futbollin modern nuk luan rol se ku e luan ndeshjen. Më së miri këtë e përjetuam edhe neve në turin e parë të Ligës së Kampionëve, kur morëm një barazim në transfertë kundër Zalgiris, mirëpo humbëm ndeshjen në Ohër, edhe pse realisht në atë ndeshje fati nuk ishte me ne, duke pasur parasysh se kishim epërsi, të cilën e humbëm vetëm brenda 5 minutave.

Lexo edhe:

Megjithatë, futbolli është i tillë dhe neve duhet të shohim para, na pret tashmë ndeshja me Buducnost, ndaj së cilës skuadër jemi të gatshëm të japim më të mirën, me të vetmin qëllim që t’i gëzojmë gjithë tifozët strugan, por edhe të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e klubit tone”, u shpreh Krivanjeva.

Kujtojmë se ndeshjen mes Buducnostit dhe Strugës të martën mbrëma, mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën DigitAlb/SuperSport duke nisur prej orës 21:00.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...