Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sfida e mbijetesës, Nott. Forest fitore vendimtare ndaj Southampton

Nottingham Forest merr tri pikë shumë vendimtare në takimin e raundit të 35-të të Premier League, ku përballë kishte Southampton në “City Ground”.

Vendasit triumfuan me rezultatin 4-3 në një takim që ishte shumë i luftuar. Takimi u zhbllokua në minutën e 18’, me Awoniyi, i cili i dha avantazhin ekipit të Nottingham, ndërsa vetëm tre minuta më pas ai shënoi golin e dytë për ekipin dhe të dytin personal.

Lexo edhe: 

Miqtë tentuan të reagoni dhe ngushtuan diferencën në minutën e 25’ pas golit të Alcaraz, megjithatë në minutën e 44’ Gibbs-White realizoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e tretë për vendasit.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola, me Lyanco që u dhuroi golin e dytë miqve në minutën e 51’, teksa Danilo bëri “poker” për Nottingham në minutën e 73’.

Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 90+6′ Ward-Prowse realizoi golin e tretë për ekipin e tij, por nuk mjaftoi.

Pas kësaj jave Nottingham Forest shkon në kuotën e 33 pikëve dhe ngjitet në vend të 16-të, teksa Southampton vijon të renditet në vend të fundit me 24 pikë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...