Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Sfida e parë si titullar, trajneri i Chelsea komenton performancën e Brojës

Armando Broja e nisi si titullar takimin Brentford-Chelsea (0-0), sfida e parë nga minuta e parë për të me “Blutë e Londrës”. Sulmuesi shqiptar luajti një orë lojë, teksa trajneri Graham Potter komentoi performancën e 21-vjeçarit pas barazimit në transfertë.

Pamë në pjesën e parë 2-3 veprime të asaj që ai është në gjendje të bëjë. U paraqit mirë. Brentford bën presing shumë dhe menduam se mund ta përdornim Brojën. Ishte dueli i parë, mjaftonin 60 minuta”, deklaroi trajneri i Chelsea.

Skuadra londineze regjistroi ndeshjen e pestë radhazi pa pësuar gola mes kampionatit dhe Champions League. Chelsea renditet në vendin e katërt në Premier League me 20 pikë, dhjetë më pak se Arsenali kryesues.

Broja shënoi golin e parë me fanellën e Chelsea në fitoren 3-0 ndaj Wolves më 8 tetor. Konkurrenca në ofensivën e Chelsea është e madhe, por Potter e vlerëson shumë talentin e kombëtares shqiptare, i cili shpreson të marrë minuta të tjera në takimet e ardhshme.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...