Kimi Raikkonen bën bilancin e sezonit dhe zbulon objektivat për të ardhmen. Piloti finlandez i “Kokëkuqes”, në konferencën për shtyp para garës së parafundit të vitit, për Cmimin e Madh të Brazilit, deklaroi se vitin e ardhshëm do të synojë titullin.
“Nuk jam aspak i kënaqur me atë që ndodhi këtë vit, sepse nuk arritëm aty ku donim. Nuk janë bërë hapa para. Mund të shkonte më mirë, por edhe më keq. 10 vite më parë u shpalla kampion me Ferrarin, këtë objektiv do ta synoj botërorin e ardhshëm. Ferrari ka mentalitet fituesi, por duhet të perfeksionojmë disa detaje të vogla, por që bëjnë diferencën. Do të rinisemi nga pika zero dhe shpresojmë të bëjmë mirë.
Për lamtumirën e brazilianit Massa, Raikkonen rezervoi një përshendetje të vecantë:
“Prapë do të tërhiqet?! Të shohim nëse do të ndodhë vërtet! Me të kam patur marrëdhënie shumë të mira te Ferrari. Kemi fituar dy botërorë si shokë skuadre. Besoj se kanë qenë vite shumë të bukura. I uroj më të mirën për të ardhmen!