Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sfida me Bolivinë në lartësinë 3500 metra, Messi me shokë me shishe oksigjeni me vete

Skuadra e Argjentinës ndodhet në Bolivi, ku do të përballet këtë të martë me skuadrën vendase, me fillim nga ora 21:00, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026, pasi debutoi me fitoren ndaj Ekuadorit (1-0), me gol të Lionel Messit.

Lartësia, siç ndodh gjithmonë në Bolivi, do të jetë një tjetër kundërshtar për t’u marrë parasysh nga ekipi i drejtuar nga Lionel Scaloni. Sigurisht kjo është një situatë e zakonshme edhe për skuadrat e Amerikës së Jugut që luajnë në La Paz dhe më gjerë.

Lexo edhe:

Në rastin e Argjentinës është bërë gjithçka për të zbutur situatën. Lojtarët argjentinas zbarkuan në La Paz me shishe oksigjeni dhe stërvitja u zhvillua në stadiumin e “The Strongest”, një skuadër boliviane që deri pak javë më parë drejtohej nga portugezi Ricardo Formosinho, një vend 3600 metra mbi vijën detare.

Scaloni donte të shihte sesi lojtarët e tij do të reagonin ndaj lartësisë, për të shmangur shprehjen popullore: sa më e madhe lartësia, aq më e madhe rënia.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...