Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Sfida me Brazilin, Modric: Favoritët nuk fitojnë gjithmonë, Kroacia e ka treguar se di si t’i ndalojë!

Për Luka Modric çerekfinalja e Kupës së Botës është një arritje, por ylli i Kroacisë theksoi në konferencën për mediet në prag të sfidës me Brazilin, se aq nuk është asnjëherë mjaftueshëm.

“Ne bëmë një gjë të mirë duke shkuar në çerekfinale, por pavarësisht kësaj, ne ende duam më shumë. Ndeshja më e rëndësishme e turneut na pret ndaj një prej favoritëve për të fituar trofeun. Brazili është gjithmonë favorit, por ne duhet të japim maksimumin si në çdo ndeshje deri tani. Vetëm në atë mënyrë kemi shans. Ne kemi shumë forca, besojmë në veten tonë“-deklaroi mesfushori.

Fituesi i një “Topi të Artë” shtoi ndër të tjera se ekipi i tij duhet të jetë shumë agresiv kundër brazilianëve në mënyrë që të mos i lënë kundërshtarët të posedojnë për shumë gjatë topin.

“Kam luajtur disa herë kundër Brazilit, por nuk kemi arritur ende t’i mposhtim. Shpresoj se kjo herë do të jetë ndryshe. Brazili ka lojtarë fenomenalë në çdo pozicion. Duhet të jemi agresivë, të vrapojmë dhe të mos i lëmë të luajnë. Kjo është e rëndësishme kur nuk e kemi topin, duhet të jemi agresivë dhe vendimtarë dhe të mos i lëmë t’i afrohen portës sonë.”-vijoi Modric.

Sipas kapitenit të kroatëve aktualisht skuadrat më të mira në botë janë Argjentina dhe Brazili, ndaj çerekfinalja e tyre do të jetë një përballje e vërtetë.

“Brazili dhe Argjentina janë skuadrat më të mira në botë, ato kanë shumë lojtarë të mëdhenj. Më pëlqen t’i shikoj, është kënaqësi të luaj kundër skuadrave të tilla. Nesër kemi një nga këto mundësi. Kemi luajtur me Argjentinën dhe Brazilin. E kemi treguar shumë herë se favoritët nuk fitojnë gjithmonë. Kjo nuk na shqetëson. Ne i respektojmë të gjithë, por edhe jemi të aftë për çdo gjë”,-theksoi ai.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...