Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sfida ndaj Kastriotit, trajnerin Longo e shqetëson mungesa e një mesfushori

Pas disfatës së rëndë 4-0 ndaj Tiranës, Kukësi ia doli të rikthehej te fitorja javën e kaluar teksa mposhti me rezultatin e pastër 0-2, Egnatian. Tashmë, verilindorët do të provojnë të nisin një seri rezultatesh pozitive për të tentuar afrimin me kreun e renditjes pasi aktualisht janë plotë nëntë pikë larg Tiranës kryesuese.

Sfida e radhës për të besuarit e trajnerit Diego Longo është ajo ndaj Kastriotit, skuadër që në javët e fundit ka treguar rritje të performancës ndërsa synon mbijetesën në elitë. Ndërkaq, atmosferën pozitive në kampin e Kukësit, mund ta shqetësojë disi mungesa në ndeshjen krutanëve e Pablo De Lucas.

Mesfushori ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe duhet të qëndrojë jashtë për një javë. 35-vjeçari ka treguar në këtë sezon se është një element shumë i vlefshëm në formacionin e teknikut Longo, megjithatë italiani është i detyruar të marrë masat për ta zëvendësuar spanjollin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...