Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sfida ndaj Milanit vendimtare për fatet e sezonit, Pirlo rikuperon dy titullarë!

Juventus-Milan e të dielës në mbrëmje do të jetë një sfidë vendimtare për shumë faktorë. Të dyja skuadrat luajnë një pjesë të mirë të sezonit në këtë sfidë. Pasi u dorëzuan në garën për titull për Juven dhe Milanin tashmë objektivi madhor është kualifikimi në zonën Champions. Andrea Pirlo i cili nuk arriti të fitonte me bardhezinjtë titullin e 10-të kampion radhazi me siguri do të shkarkohet në fund të sezonit, por për momentin drejtuesit e klubit piemontez e kanë lënë të punojë i qetë ish-mesfushorin në mënyrë që të arrijë objektivin minimal për këtë sezon, pikërisht një vend në 4-en e parë të Serie A.

Fitorja ndaj Udineses me përmbysje në minutat e fundit falë dy golave të Cristiano Ronaldos ishte shumë domethënëse për Juven që tashmë do të synojë të marrë maksimumin edhe përballë Milanit me të cilët ka të njëjtën kuotë pikësh aktualisht 69 dhe sëbashku me Atalantën ndajnë mes tyre pozicionet 2, 3 dhe 4 në renditje. Lajmi i mirë për Andrea Pirlon përpara sfidës së të dielës ndaj kuqezinjëve është se janë rikthyer nga dëmtimet respektive dy lojtarë shumë të rëndësishëm të cilët do të jenë të gatshëm për të zbritur në fushë përballë Milanit.

Bëhet fjalë për blerjen më të goditur në merkaton e verës së kaluar nga bardhezinjtë, anësorin Federico Chiesa i cili ka lënë pas problemet fizike dhe do të kërkojë të bëjë të njëjtën paraqitje si në fazën e parë ndaj Milanit kur shënoi dy gola. Chiesa ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Juves në kampionat dhe rikthimi i tij është shumë i rëndësishëm ashtu si edhe ai Alvaro Moratës  i cili ashtu si Chiesa është stërvitur me skuadrën dhe mund të ketë minutat e tij në këtë supersfidë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...