Kategoria Superiore

Sfidat direkte, sekreti i kryesimit të Skënderbeut

Një vit më parë Skënderbeu e humbiste kampionatin pikërisht si pasojë e mungesës së rezultateve ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë të Superiores, një prej të cilëve ishte dhe Partizani.

Këtë sezon, deri përpara sfidës me Partizanin, ndaj të cilit sezonin e kaluar merrte vetëm 2 pikë në 4 ndeshje, korçarët kanë ndryshuar plotësisht, sepse dominojnë me pikë në përballjet direkte, 4 të fituara ndaj Flamurtarit në 2 ndeshje, 3 ndaj Kukësit në transfertë dhe një tjetër fitore e marrë pikërisht ndaj të kuqve në Korçë, në fazën e pare.

Gjithashtu bardhekuqtë kanë tashmë një peshë të rëndë në fushë, ndaj çdo rivali, e arritur kjo falë përfaqësimit të suksesshëm në Europa League, një loje të rrjedhshme, gjithmonë sistematike dhe në dukje pa ngërçe të mëdha.

Një ekip që mund skuadrën më të madhe të futbollit lindor, Dinamon e Kievit, vetëm nga kompleksi i inferioritetit nuk vuan, aq më tepër që është fakt që në futbollin shqiptar, ‘Ujqërit e dëborës’ janë prej vitesh një faktor, aq sa të mundësh ata, do të thotë të jesh në nivelin e duhur për të mbërritur te titulli.

Tashmë që Partizani vjen sërish përballë Skënderbeut, lojtarët e Dajës kanë dhe një plus më tepër sa i përket kampionatit, pasi janë të çliruar nga përfaqësimi në Europë dhe kjo përkthehet në përqendrim të ekipit në Superiore.

Me formën e treguar deri tani, duket e vështirë që Skënderbeu të përsërisë më gabimet e vitit të kaluar, kur linte pikë ndaj emrave të mëdhenj, sepse një vit më parë i provoi në kurriz “rrëshqitje” të tilla.

Tanimë skuadra korçare e ka të qartë se te titulli mbërrihet duke eliminuar rivalët dhe me Partizanin, Skënderbeu do të kërkojë të bëjë pikërisht këtë gjë, të ‘heqë qafe’ kryeqytetasit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency