Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Sfidat me eliminim direkt/ Europa përgatitet për duele të zjarrta, rregullat e shortit

Sot hidhet shorti i dueleve me eliminim direkt në Champions (12:00), Europa (13:00) dhe Conference League (14:00). Në fillim është radha e përballjeve të 1/8-ve në Champions. Vazo e parë i takon skuadrave që siguruan vendet e para në grup, aty ku ka emra të frikshëm si Bayern Munchen, Real Madrid, Manchester City apo Chelsea, teksa nuk duhet nënvlerësuar Napoli dhe portugezët e Benfikës e Portos.

Plot me emra të mëdhenj edhe vazo e dytë, aty ku bëjnë pjesë PSG, Liverpool, Milan, Inter dhe Borussia Dortmund. Skuadrat që përfunduan në vendin e parë në grupin e tyre nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë kundër njëra-tjetrës, teksa në këtë raund nuk mund të përballen dy skuadra të të njëjti shtet.

Sfidat e para të raundit të 1/8-ve do të zhvillohen me 14-15 dhe 21-22 shkurt, teksa takimet e kthimit do të luhen me 7-8 dhe 14-15 mars. Me emocione po pritet edhe shorti në Europa League, kompeticion ku nuk mungojnë klube si Barcelona, Manchester United, Juventus, ekspertët e Sevillas dhe Roma.

Skuadrat e ardhura nga Champions League, aty ku u renditen në vendin e tretë, do të ndeshen me ekipet e vendeve të dyta në Europa League në raundin e 1/16-ve, me takimet e para që do i zhvillojnë jashtë fushe.

Ndërkohë, ekipet që siguruan kreun e grupeve në Europa League, kanë siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve. E njëjta gjë edhe në Conference League. Ekipet e renditura në pozicionet numër tre në Europa League, do të sfidojnë vendet e dyta në Conference League në raundin e 1/16-ve, ndërkohë që kryesuesit e grupeve kalojnë menjëherë në raundin e 1/8-ve.

Përballjet e raundit të 1/16-ve në Europa League do të luhen me 16 dhe 23 shkurt, datë në të cilat do të zhvillohen edhe sfidat e raundit të 1/16-ve në Conference League, turne ku nuk vlen më goli jashtë fushe, njësoj si në Champions.

CHAMPIONS LEAGUE

VAZO E PARË: Real Madrid, Napoli, Manchester City, Bayern Munchen, Chelsea, Tottenham, Porto dhe Benfica.

VAZO E DYTË: Inter, Milan, Paris Saint-Germain, Liverpool, Borussia Dortmund, Club Brugge, Eintracht Frankfurt, Leipzig.

EUROPA LEAGUE

Ardhur nga Championsi: Ajax, Leverkusen, Barcelona, Sporting, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sevilla, Juventus. 

Skuadrat e renditura të dytat: PSV, Rennes, Roma, Union Berlin, Manchester United, Midtjylland,  Nantes, Monaco.

Të kualifikuara në raundin e 1/8-ve: Arsenal, Fenerbahce, Betis, St. Gilloise, Real Sociedad, Feyenoord, Freiburg, Ferencvaros.

CONFERENCE LEAGUE

Ardhur nga Europa League: AEK Larnaca, Bodø/Glimt, Braga, Lazio, Ludogorets, Qarabag, Sheriff, Trabzonspor.

Skuadrat e renditura të dytat: Anderlecht, Basel, CFR Cluj, Dnipro, Fiorentina, Gent, Lech Poznan, Partizan.

Të kualifikuara në raundin e 1/8-ve: Basaksehir, Villareal, West Ham, Nice, AZ Alkmaar, Djurgarden, Sivasspor, Slovan Bratislava.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...