Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sfidë e çmendur në “Allianz Arena”, Arminia “flirton” me fitoren

Në historinë e saj, Arminia Bielefeld nuk kishte fituar kurrë kundër Bayernit në Mynih dhe në mbrëmjen e kësaj të hëne flirtoi shumë me suksesin, por Bayerni mbetet Bayern dhe nëse në nivel kombëtaresh qëndron shprehja që “futbolli është një lojë që zgjat 90 minuta dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania”, në Bundesligë transformohet në futbolli është një lojë që zgjat 90 minuta dhe në fund Bajerni, në mos nuk fiton, të paktën nuk humbet.

Në një ndeshje të çmendur, Arminia që lufton për të qëndruar mes më të mirave duket se shfrytëzoi maksimalisht lodhjen e Bayernit në Botërorin e Klubeve, kur në pjesën e parë kryesoi deri në 0-2 falë golave të Vlapit dhe Pieperit, por Bayerni ka zgjidhje të pafundme dhe, pavarësisht mungesave, shkurtoi shumë shpejt diferencën në në fillimin e së dytës me Lewandowskin.

Ishte fillimi i 20 minutave të çmendura, që pa dhe njëherë Arminian të rikthehej në epërsi të dy golave me Gebauerin, përpara se Tolisso në të 57-tën dhe më pas Davies në të 70-tën, t’i çonin shifrat në 3-3.

Arminia, në rrugën e saj drejt historisë, u frenua dhe nga një pozicion jashtë loje, por edhe një pikë e marrë në Mynih ndaj Bayernit për një skuadër si Arminia vlen sa një fitore edhe pse fitoren këtë herë e përkëdheli. Një frenim për Bayernin që, gjithsesi, e mban në +5 nga Leipzigu në renditje, që pavarësisht afrimit me kreun do ta ketë të vështirë të mbajë të njëjtin ritëm me Bayernin deri në fund.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...