Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sfidë mbijetese në “Niko Dovana”, Vllaznia do pikë ndaj Teutës

Vllaznia 9 herë kampione e Shqipërisë dhe 6 herë fituese e Kupës, Teuta një herë kampione dhe 3 trofe në Kupën e Shqipërisë. Nëse do t’i shikonte dikush që nuk do kishte informacion rreth këtij edicioni të Superiores, do mendonte që këto dy skuadra do të ishin “dhëmb për dhëmb” në luftën për titull. Për fat të keq çmimi që kërkojnë të përfitojnë në fund të sezonit nuk është madhështia dhe trofeu i kampionit, por mbijetesa.

“Djemtë e Detit” dhe kuqeblutë do të përplasin brirët në orën 19:00 në “Niko Dovana” në sfidën përmbyllëse të javës së 29-të të Superiores, për të përfituar edhe nga humbja e Kamzës me Skënderbeun.

Edicioni aktual ka rezultuar me mjaft luhatje për të dyja skuadrat, megjithatë në javët e fundit forca e karakterit dhe dëshira për të mos u mbajtur mend për dështimet kanë mbizotëruar si te shkodranët ashtu edhe tek durrsakët.

Në 6 takimet e fundit kuqeblutë kanë dorëzuar armët vetëm në një rast, më konkretisht në Kukës, ndërsa kanë ardhur 3 fitore dhe 2 barazime, ndërkohë “Djemtë e Detit” gjatë të njëjtës periudhë kanë pësuar të njëjtën kuotë humbjesh dhe në po të njëjtin stadium në “Zeqir Ymeri”, teksa kanë regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime. Nëse kryhet një llogari e thjeshtë matematikore, Vllaznia ka grumbulluar në këto 6 javë 1/3 e pikëve të të gjithë sezonit dhe po ashtu edhe Teuta ka koleksionuar të njëjtën shifër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...