Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“S’flisja kot unë”, Kahn: Ju tregoj pikën më të fortë të Nagelsmann

Pushimi i ndeshjeve të Kombëtareve, i ka bërë shumë mirë Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë shënuar 9 gola pa pësuar asnjë në dy takimet e fundit ndaj Bayer Leverkusen në kampionat dhe Viktoria Plzen në Champions League.

“Presioni” mbi Julian Nagelsmann është larguar, ndërkohë që CEO i bavarezëve, Oliver Kahn, ka konfirmuar besimin e drejtuesve dhe gjithë ambientit të Bayernit te tekniku 35-vjeçar.

Ne kemi besim absolut te trajneri. Sigurisht që ishim të përgatitur që do të kalonim disa faza të vështira, por Julian mëson shpejt dhe ka cilësi të shkëlqyera. Ai ka besimin e të gjithëve ne.

Është e lehtë të flasësh pas dy fitoreve nga 4-0 dhe 5-0, por unë e kam thënë gjithmonë që duhet t’i japim pak kohë trajnerit. Mos harroni që nuk kemi humbur gjë akoma.

Në Champions League kryesojmë me pikë të plota dhe jemi në garë për të fituar titullin kampion”, deklaroi ish-portier i famshëm gjerman.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...