Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shabani vendos ndeshjen ndaj Drenicës, Drita më pranë titullit kampion

Drita e Gjilanit zbriti në fushë pasditen e sotme për të luajtur sfidën e parafundit të kampionatit, të cilën e fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Drenicës dhe tani është vetëm një hap larg kurorëzimit si kampione e IPKO Superligës.

Skuadra nga Gjilani vinte pas humbjes në derbi fundjavën e kaluar dhe pritej me interes reagimi i saj përballë një kundërshtari që luan për mbijetesën në Superligë, ndërsa megjithëse pa shumë shkëlqim, “Intelektualët” ia dolën të marrin 3 pikët në këtë takim.

Fati i sfidës u vendos në minutën e 49’ të saj, kur Astrit Fazlliu shërbeu saktë për Xhevdet Shabanin, i cili ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke shënuar golin që i dha tre pikët skuadrës gjilanase.

Me këtë fitore Drita ruan vendin e parë, por tani e shkëputur me 4 pikë nga Gjilani e 5 pikë nga Ballkani, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në orën 17:00, në një sfidë që do të vendosë shumë sa i përket rrugës drejt titullit kampion. Kujtojmë që ndeshja e fundit e Dritës do të zhvillohet në transfertën e Suharekës përballë Ballkanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...