Nga data 28 korrik deri me 10 gusht u zhvillua ne Chennai te Indise Olimpiada e 44 Boterore e Shahut per meshkuj dhe femra. Ekipet e vendit tone arriten te marrin nje rezultat spektakolar, ku skuadra e femrave me kapiten legjenden e shahut shqiptar, trajnerin e fides Aldo Zadrima arriti te rrembeje medaljet e arta per grupin C , duke u renditur ne vendin e 50 ne bote, midis 161 shteteve garuese.
Gjithashtu skuadra e meshkujve me kapiten/trajner, mjeshtrin nderkombetar te fides, legjendarin Fatos Muco ka arritur nje rezultat te shkelqyer pasi eshte radhitur ne vendin e 53 midis 187 vendeve garuese duke grumbulluar 13 pike (6 fitore 1 barazim, 4 humbje) .
Ka rene ne sy mungesa ne tavolinen e pare e Mjeshtrit te madh Erald Dervishi I cili nuk u aktivizua ne kete olimpiade. Gjithsesi mjeshtri I madh Dervishi eshte zgjedhur president I federates ballkanike te shahut.
Ne tavolinat perkatese garuan shahistet Llambi Pasko, Franc Ashiku, Dritan Mehmeti dhe Zino Veleshnja per meshkuj ndersa per per femra Eglantina Shabanaj, Klean Shyqja, Kler Caku (vetem 12 vjec), Rozana Gjergji dhe Eklea Omeri. Shahistja R.Gjergji, ka kapercyer pragun e pikavarazhit duke fituar titullin personal Mjeshtre e Fides.
Olimpiaden e 44 Boterore te Shahut e fituan respektivisht Uzbekistani per meshkuj dhe Ukraina per femra. Shahu ne vendin tone ka qene gjithmone nje sport qe ka gjeneruar talente te medha, te cilet nder vite I kane siguruar vendit tone nje perfaqesim te larte ne arenen nderkombetare e megjithate eshte bere shume pak qe ky sport te zhvillohet masivisht.
