Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Shakira “i sheh hairin” divorcit, ja sa ka fituar nga kënga e fundit

Kur divorci nuk vjen për keq. Është ky rasti i ndarjes pas shumë vitesh, i këngëtares kolumbiane Shakira, nga mbrojtësi katalan Gerard Pique. Të dy i dhanë fund martesës disa muaj më parë, megjithatë Shakira po e shfrytëzon në maksimum këtë moment.

Pak ditë më parë kolumbiania publikoi një këngë, e cila ka marrë një “lumë klikimesh” dhe që sipas llogarive, ka çuar në arkat e Shakirës më shumë se 2.5 milionë dollarë në harkun e pak ditëve,

“Gratë nuk qajnë më, gratë faturojnë”, thuhet në tekstin e këngës dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Shakira në realitet, pasi po përfiton në maksimum nga divorci me Pique.

Megjithatë edhe ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk mbetet pas, sepse së fundi brandi i prodhimit të makinave, Renault dhe ai i orëve Casio, i janë afruar si sponsorë, për faktin se Twingo dhe Casio përmenden në këngën e Shakirës.

Në një situatë të tillë, te të dy mund të ketë ende “pak dhimbje” nga divorci, megjithatë mund të ngushëllohen nga përfitimi ekonomik, që duket se është vërtetë i kënaqshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...