Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shameti e thotë hapur: Te Kukësi synohet vetëm titulli!

2 fitore dhe një humbje përballë skuadrës që kryeson kampionatin turk Istanbul Basaksehir. “Më mirë se kaq nuk mund të bëhej” kjo shprehje e njohur në zhargonin e përditshëm i shkon përshtat fazës përgatitore të Kukësit në Antalya. Kushtet optimale, asnjë dëmtim, stërvitje me ritëm të lartë dhe paraqitje shumë të mira në miqësore. Blutë e mbyllën këtë periudhë të rëndësishme po ashtu si përfunduan fazën e dytë, me ADN-në e një skuadre fituese. Kapiteni Ylli Shameti pavarësisht se nuk shquhet për deklarata euforike, nuk gjen asnjë aspekt negativ në mënyrën se si Kukësi zhvilloi përgatitjet në Turqi.

Vasil Shkurtaj, Eduart Rroca, dy goditje që kanë ndikuar në cilësinë e skuadrës. Shameti ka pasur mundësinë ti sfidojë si kundërshtarë dhe është i ndërgjegjshëm për potencialin e dy prurjeve të reja, ka vetëm një pengesë që mund të ngadalësojë ritmin e tyre, përshtatja me lojën e Kukësit.

34-vjeçari është një lider jo vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes, Reginaldo ngjan si i “divorcuar në shtëpi”, por për kapitenin nuk ka asnjë çështje.

Merkato ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, çdo afrim është i mirëpritur, megjithatë ndonjëherë ekuilibrat e skuadrës kanë më shumë vlerë se sa një futbollist i ardhur në janar.

Ditët e fundit të përmendësh tek Kukësi objektiv tjetër përveç titullit është mëkat, investimet e kanë dërguar në qiell presionin për trofeun, në lidhje me këtë Ylli Shameti e ka një mesazh për shokët e skuadrës.

6 vite tek Kukësi e kanë kthyer në një prej figurave qëndrore të Kukësit, kontrata përfundon në fund të sezonit, për momentin vështirësi të paktën për të diskutuar rreth rinovimit nuk ka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...