Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shameti: Të lumtur për kualifikimin, duam edhe turin tjetër

Raundi i dytë i Champions Leagues është një tjetër kapitull i ri në historinë e jashtëzakonshme të epokës moderne të Kukësit. Kualifikimi erdhi mes vështirësive, gjithsesi rëndësi ka që blutë janë në fazën tjetër dhe nuk kishte si mos ta përjetonte me buzëqeshje këtë moment të veçantë, kapiteni i veri-lindorëve Ylli Shameti.

“Dukej short i lehtë, por fusha tregoi ndryshe. Gjithsesi u kënaqëm që u kualifikuam, aq më tepër që ishte hera e parë në historinë e klubit, që kalonte një tur në eliminatoret e Champions Leagues”, u shpreh Shameti.

Loja e prodhuar në dy sfidat ndaj Vallettës nuk ishte në kulmin e përsosmërisë dhe shkaqet që parashtron qendërmbrojtësi janë disa, nga përshtatja e futbollistëve të sapoardhur, deri tek ndryshimi i papritur i trajnerit.

“Brenda një viti kanë ndryshuar shumë gjëra. Kanë ardhur shumë lojtarë, ka ndryshuar trajneri dhe për këtë duhet të përshtatemi sa më shpejt, pasi nuk kemi kohë”, deklaroi kapiteni i veri-lindorëve.

Karabaku është një kundërshtar i nivelit të lartë dhe petku i favoritit është mbi shpatullat e skuadrës azere, fakt ky që mund të shfrytëzohet nga Kukësi. Në këtë mënyrë pretendimet e Shametit shkojnë përtej një paraqitjeje dinjitoze.

“Është pozitive që nuk futemi në fushë si favoritë. Presioni do të jetë mbi Karabakun, por ne do të mundohemi të tregohemi një “kockë e fortë” në fushë dhe pse jo, të kalojmë edhe turin e dytë”, deklaroi Ylli Shameti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...