Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shameti:Partizani ka kualitete, por fiton Kukësi

Kukësi-Partizani është supersfida e javës së 11-të në Kategorinë Superiore. Përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që luftuan deri në fund për titullin sezonin e kaluar por që këtë vit nuk e kanë nisur mirë, kampionatin sidomos të kuqtë që janë në krizë rezultatesh dhe vinë në këtë ndeshje pas tre humbjes radhazi. Ylli Shameti një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kukësit beson te suksesi i të tijëve por në të njëjtën kohë nuk e nënvlerëson aspak Partizanin.

“Ne do të ndeshemi me Partizanin, ekip që ka lojtarë me kualitete që bëjnë diferencën. Të gjithëve u duhet dhënë rëndësia e duhur dhe të bëhen detyrat në fushë”.

Pas një dëmtimi të gjatë Shameti është rikthyer për të përcjellë sigurinë e tij në prapavijën e skuadrës verilindore. Përsa i përket ecurisë së Kukësit, shtatlarti gjirokastrit deklaroi:

“U bë një kohë e gjatë që qëndroj jashtë. E rëndësishme është që jam rikthyer, Për ecurinë e Kukësit mendoj se kemi bërë mirë. Kemi bërë edhe disa gabime. Jemi aty-aty me ecurinë e vjetshme, por Skënderbeu ka bërë pak më mirë. Do synojmë të minimizojmë gabimet në vazhdim, do rrisim lojën dhe të marrim rezultate. Pa diskutim që nëse një ekip ndërtohet për titull duhen rezultate pozitive. Kjo nuk do të thotë që të jemi pesimistë, pasi është shumë herët. Duhet të bëjmë maksimumin dhe rezultatet do të vijnë”.

Shameti është i sigurtë se faktori fushë do ta ndihmojë Kukësin për të mposhtur Partizanin.

“Avantazhi i vetëm është që të jemi të bashkuar dhe ta kthejmë këtë moment në një shtysë. Të shfrytëzojmë faktorin fushë dhe një fitore me Partizanin është një lloj qetësie”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...