Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Shangai, Basilashvili triumfon ndaj Del Potros

Nikoloz Basilashvili siguroi titullin e dytë në karrierë, teksa mundi në finalen e Turneut të Pekinit numrin 4 të botës, Juan Martin del Potro. Tenisti argjentinas ishte dukshëm favorit për të koleksionuar titullin e 23-të në karrierë, megjithatë 26-vjecari nga Tbilisi zhvilloi një ndeshje të madhe, duke fituar gjithë takimin në vetëm dy sete. Delpo luajti finalen e gjashtë sa i përket vitit 2018, praktikisht po aq sa sa edhe Roger Federer, gjithsesi 30-vjeçari nga Tandili kishte probleme shëndetësore dhe u kuptua qartë që nuk ishte në 100%. Tenisti argjentinas u paraqit në finale pas dy ditëve pushim, megjithatë numri 1 i turneut meriton pa dyshim fjalët më të mira për impenjimin si dhe për faktin që nuk u tërhoq, për të lënë përgjysmë këtë takim.

Basilashvili kishte humbur në tre sete edhe përballjen e vetme ndërmjet tyre, 12 muaj më parë në Shanghai, sidoqoftë tenisti gjeorgjian dominoi shkëmbimet në vijën fundore, me goditje të forta dhe tepër të sakta, duke sulmuar më së shumti në thellësi për të mbajtur larg fushës një kundërshtar si Del Potro. Fati i setit hapës u vulos nga një game me break që në lojën e tretë dhe në vazhdim pasi i anuloi dy mundësi tenistit nga Amerika e Jugut numri 34 i botës mbylli llogaritë 6-4, në vetëm treçerek ore lojë.

Në setin pasardhës gjashtë lojët e para kaluan pa ngacmime, ndërsa më pas të dy tenistët e ngritën ndjeshëm nivelin e lojës. Del Potro shpërdoroi plot tre mundësi në game-n e tetë, që ishte njëherësh edhe game më i gjatë i kësaj finaleje, për t’u thyer menjëherë në game-n e radhës në servis. Në fund pasi i anuloi dy pikë për turneun kundërshtarit të tij, Juan Martin del Potro shpërdoroi edhe dy mundësi të tjera për kundërbreak, por gjithsesi në fund Basilashvili ia doli mbanë për të fituar gjithë ndeshjen me rezultatin 6-4, 6-4, në 1h 39′ lojë.

Tenisti gjeorgjian e meritoi trofeun, pasi nuk u thye asnjëherë në shërbim, duke i anuluar madje Del Potros plot 7 mundësi për break. Ky është titulli i dytë ATP në karrierë për Basilashvilin, pas turneut të fituar në Hamburg, tre muaj më parë, edhe ai turne me vlerën e 500 pikëve. Falë këtij rezultati nga numri 34 i botës tenisti nga Tbilisi do të përmirësohet në klasifikimin e përgjithshëm, duke iu afruar ndjeshëm 20-shes së parë, për më tepër me çekun e majmë prej plot 733.000 dollarësh në xhep. Në krahun tjetër Juan Martin Del Potro që gjatë këtij sezoni ka fituar në Acapulco dhe Indian Wells mbetet në vendin e katërt në renditje, megjithëse këtë herë shumë pranë Noles, që pozicionohet i treti në klasifikimin e përgjithshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...