Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Shanghai, Nadal në gjysmëfinale përballë Cilic

As Grigor Dimitrov nuk mund ta ndalë Rafael Nadalin. Në përballjen cerekfinale të turneut të Shangait, tenisti bullgar i mori një set me “tie break” numrit një në botë, por e pati të pamundur të ndalte rrugëtimin e tij drejt triumfit të radhës. 2-1 me sete përfundoi ky duel, në fund të të cilit Dimitrov u dorëzua pa kushte.

Në setin e parë, që nisi me shërbimet e Nadal, mjaftoi një gejm me “break” në favor të spanjollit që të mbyllej 6-4. Në setin e dytë asnjë prej rivalëve nuk u thye në shërbim, por në “tie break” Nadal humbi tre topa, duke u dorëzuar në fund 4-7.

Në setin e tretë Nadal e theu në shërbim Dimitrovin në gejmin e 6-të, duke fituar 6-3 dhe të gjithë ndeshjen 2-1 me sete.

Në gjysmëfinale Nadal do të përballet me Cilic, që kaloi 2-0 me sete Ramos (6-3, 6-4).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...