Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Shans i artë për Kristjan Asllanin, Inzaghi e planifikon titullar ndaj Parmës

Interi ka lënë pas zhgënjimin e barazimit në shtesë, në transfertën ndaj Spezias dhe po përgatitet për ndeshjen ndaj Parmës, e vlefshme për Kupën e Italisë, që do të luhet nesër në mbrëmje në “San Siro”.

Trajneri Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta, teksa pas Brozovic, në mesfushë janë ndalur edhe Barella e Calhanoglu. Ai që përfiton nga ky moment është padyshim mesfushori 20-vjeçar i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, që pas 40 minutave ndaj Monzës, është provuar titullar për sfidën e nesërme.

Asllani pritet të vendosjet sërish para mbrojtjes, teksa nga krahët do të ndihmohet nga Gagliardini e Mkhitaryan, të vetmit e mbetur në dispozicion të trajnerit Inzaghi. Ndërkohë, ky i fundit pret përgjigje pozitive nga mesfushori kuqezi, pasi po e planifikon për titullar edhe në fundjavë ndaj Veronës.

Ky është një shans i artë për mesfushorin kuqezi, që do të ketë mundësinë të luajë titullar dhe të tregojë se është në lartësinë e kolegëve, për t’u ngritur edhe më shumë në hierarkinë e mesfushës.

Inter-Parma do të startojë nesër në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...