Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shansi i fundit, Shqipëria U-21 kërkon revanshin ndaj Turqisë U-21!

Shansi i fundit. Për Shqipërinë U-21, sfida e kthimit ndaj Turqisë U-21 që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Stamboll në stadiumin e Istanbulspor, skuadër që militon në kategorinë e dytë turke, me të cilën trajneri i kuqezinjëve Alban Bushi është aktivizuar për një periudhë të karrierës së tij. Me Istanbulspor, Bushi është aktivizuar në 96 takime dhe ka realizuar 26 gola të gjithë në Superligën turke sepse në atë periudhë kjo skuadër militonte në elitë. Pas humbjes 1-2 ndaj Turqisë në shtëpi dhe barazimit 2-2, përballë Andorras për Shpresat ky është shansi i fundit për të ëndërruar vendin e dytë sepse për ta kapur mund të rezultojë thjeshtë një mision i pamundur me skuadra të tilla në grup si Anglia, Austria, Turqia e Kosova.

Shqipëria U-21 shkon në këtë sfidë me mungesa por njëkohësisht edhe me lojtarë të rëndësishëm që vinë nga jashtë por edhe nga Kategoria Superiore ku spikatin, Julian Shehu dhe Patrik Bardhi të Kastriotit, Redon Xhixha i Laçit, Esat Mala i Partizanit dhe portieri Dajsinani i Skënderbeut, megjithatë ylli i vërtetë i 21-vjeçarëve të Shqipërisë është mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Omar Imeri. Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:30 dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...