Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shansi i karrierës, Zhegrova në listën e klubit londinez

Prej muajit janar, Edon Zhegrova është pjesë e Lille në kampionatin elitar të Francës, Ligue 1, teksa këta të fundit paguan shtatë milionë euro te Basel për të përfituar pronësinë e kartonit të sulmuesit 23-vjeçar. Megjithatë, sulmuesi i Kosovës mund të ndryshojë shpejt ambient teksa në këtë merkato kanë nisur të qarkullojnë zëra, (sidomos nga mediat angleze), se emri i Zhegrovës ka përfunduar në listën e klubit të Arsenal.

Madje, “Topçinjtë” kanë bërë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të Lille ndërsa janë në pritje të një përgjigjeje nga francezët teksa nuk bëhet e ditur shifra që ofrojnë anglezët. Mes Baselit dhe Lille, Zhegrova koleksionoi 28 paraqitje ndërsa shënoi edhe gjashtë gola teksa llogarinë personale e pasuroi edhe me shtatë asiste.

Janë pikërisht këto shifra, por edhe teknika e Zhegrovës ajo çka ka bindur Arsenalin të investojë te sulmuesi shqiptar që aktualisht me Lille ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Pjesën më të madhe të karrierës Zhegrova e ka kaluar në Zvicër mes Basel dhe Genk, por nëse tratativa me Arsenal konkretizohet, atëherë sulmuesi do të kishte padyshim shansin e karrierës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...