Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shaqiri: Bayernin e kam në zemër, një ditë mund të kthehem…

Në “Anfield Road” luhet sot akti i parë i një përplasjeje të madhe të Champions League mes Liverpoolit dhe Bayernit të Mynihut. Një sfidë e veçantë kjo për mesfushorin “The Reds”, Xherdan Shaqiri, i cili ka arritur të fitojë “tripletën” në vitin 2013 me bavarezët (Championsin, Bundesligën dhe Kupën e Gjemanisë). Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës ka qëndruar për dy sezone në Bavari, duke shënuar 17 gola në 81 ndeshje në total.

Që kur iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City në verë, Shaqiri është aktivizuar nga Klopp në 20 ndeshje të Premier Leagues, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Pritet që 26-vjeçari të jetë në fushë kundër ish-skuadrës së tij.

“Jam shumë i kënaqur, sepse doja që të luaja kundër ish-shokëve të mi të Bayernit të Mynihut.”

Një ndjesi normale për çdo lojtar që kërkon të tregojë cilësitë e tij, por më shumë se dëshira për të luajtur kundër kampionëve të Gjermanisë përbën lajm ideja e shqiptarit për t’u kthyer te ky klub i madh.

“Pse jo, mund të kthehem një ditë te Bayerni, sepse e kam gjithmonë në zemër. Do të ishte një sfidë interesante dhe emocionuese për mua.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...