Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shaqiri debuton me fitore te Shkëndija, Shkupi ndalet në derbi, humbin Struga e Renova

Artim Shaqiri ka debutuar me fitore në pankinën e Shkëndijës, ku u ul vetëm pasditen e djeshme, ndërsa tetovarët ia dolën të triumfojnë me shifrat 0-2 në transfertën ndaj Pelisterit.

Ish trajneri i Kukësit dhe Flamurtarit u nderua në pjesën e dytë nga golat e Maneskit dhe Nafiut, që u dhanë tre pikët kuqezinjve, të cilët me këtë fitore ruajnë vendin e dytë me 51 pikë, 11 më pak se skuadra tjetër shqiptare, Shkupi që kryeson.

Këta të fundit nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në derbin e qytetit ndaj maqedonasve të Skopjes, megjithatë kur kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi i sezonit, rruga drejt titullit duket e shtuar mirë tashmë.

Sa u përket skuadrave të tjera shqiptare, Struga është mposhtur me shifrat 2-0 në transfertën ndaj Tikves, ndërsa Renova ka humbur në shtëpi 0-1 përballë Makedonija GP.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...