Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shaqiri, dhuratë kritikut të tij Neville: Mos e kthe mbrapsht!

Xherdan Shaqiri “thumbon” me një dhuratë të veçantë ish-mbrojtësin e Manchester United, Gary Neville, i cili është kritiku më i madh i futbollistit shqiptar, që kur ai nënshkroi me “The Reds”.

Neville humbi një bast me Jamie Carragher, një ish-futbollist të famshëm të Liverpoolit, me të cilin bën rolin e analistit komentatorit sportiv në Sky Sports e për rrjedhojë duhet të veshë fanellën e të kuqve.

Xherdan Shaqiri, përfitoi nga ky rast duke i dërguar fanellën e tij me numër 23,  ku kishte lënë edhe një mesazh thumbues: “Fansit tim numër 1, Gary-t. Të lutem, mos e kthe mbrapsht.”

Mbetet për t’u parë nëse Neville do ta ulë “hundën” para kësaj sfide, pasi që kur Shaqiri firsmoi për Liverpoolin, ai nuk i ka kursyer kritikat, madje duke e tepruar me komentet e tij kundër shqiptarit.

Neville e humbi bastin me Carragher, ndërsa po i gjuanin njëri-tjetrit 11-metërsha. Ish-mbrojtësi i United këmbëguli për të vënë një bast dhe kolegu i tij i Liverpoolit i kërkoi që, nëse do të humbiste, të vishte fanellën e kuqe. Në këtë rast përfitoi Shaqiri, që i dërgoi fanellën e tij dhe me një mesazh ironizues.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...