Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shaqiri te Liverpooli, mediat angleze e bëjnë fakt të kryer

Xherdan Shaqiri transferohet te Liverpooli. Ky është lajmi që jepet tashme si punë e kryer nga mediat angleze, me mesfushorin e kombëtares zvicerane që i mbeten për të kryer vetëm formalitetet e vizitave mjekësore dhe firmës për të bërë më pas zyrtarizimin. Është folur shumë për një kalim të lojtarit me origjinë nga Gjilani tek finalistët e Uefa Champions League pasi vetë Jurgen Klopp ka insistuar shumë ta ketë nën urdhrat e tij. Shuma që të Kuqtë do të paguajnë në arkat e klubit të Stoke City përflitet të jetë 13.5 milionë paund, aq sa ishte dhe klauzola në kontratën e lojtarit. Shaqiri zhvilloi gjithashtu një Botëror mjaft të mirë me Zvicrën në Rusi, ku përveç lojës fantastike, shënoi dhe golin e dytë në sfidën kundër Serbisë. Ky do të jetë klubi i 5-të në karrierë për 26-vjeçarin, pas eksperiencave me Basel, Bayern Munich, Inter dhe Stoke City. Pikërisht eksperienca e tij e pasur ka qenë dhe një nga arsyet kryesore që gjermani Jurgen Klopp e ka dashur mesfushorin patjetër në ekipin e tij. Shaqiri pritet të bëjë debutimin me Liverpool në turneun që 18 herë kampionët e Anglisë do të zhvillojnë gjatë verës në Amerikë. Mbase ai do të jetë një ogur i mirë që të Kuqtë të fitojnë titullin pas gati 30 vitesh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...