Mbrëmje zhgënjyese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Humbja në transfertë me shifrat 2-1 ndaj Trinidad e Tobacos rezultoi fatale për skuadrën e trajnerit Bruce Arena. Amerikanët u renditën në vendin e 5-t të grupit të Concacaf, duke humbur mundësinë për të marrë pjesë edhe në fazën Play-off. Një dështim i madh ky për Shtetet e Bashkuara që mbeten për herë të parë jashtë një Kupe Bote që nga viti 1986. Goli i yllit të Dortmundit Pulisic ishte i pamjatueshëm për miqtë.
Nga humbja e Amerikës përfitoi padiskutim Panamaja por edhe Hondurasi. Përfaqësuesja nga Amerika Qëndrore mposhti 2-1 Kosta Rican në ndeshjen e fundit duke siguruar biletën direkte për në Rusi si e treta e grupit. Panamaja u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në një Kupë Bote. Në Play-off shkoi Hondurasi që përfitoi gjithashtu nga hapi fals i amerikanëve dhe nga mirësia e Meksikës që e kualifikuar nuk prishi planet e vendasve të cilët falë fitores 3-2 tashmë do të luajnë një përballje direkte, vajtje-ardhje me Australinë për të marrë pjesë në Rusi 2018.
