Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

SHBA mposht Panamanë dhe prek kualifikimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të marrin një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Panamasë, një rivali direkt në luftën për nëj vend në botërorin ‘Rusi 2018’. Ekipi i drejtuar nga Brus Arena, me këtë tre pikësh merr vendin e tretë në grup, pozicion që të kualifikon direkt për në fazën finale.

Ndeshjen e fundit SHBA do ta zhvillojë ndaj ekipit të Trinidad & Tobago, ekipit më të dobët të grupit, ku fitorja është detyrim për të siguruar kualifikimin direkt. Nga ana tjetër, Panama dhe Honduras do të luftojnë për vendin e katërt, që i çon në fazën Play Off të kualifikueseve. Grupi i Amerikës Qendrore dhe Veriore kryesohet nga Mexika, e ndjekur nga Costa Rica dhe të dy këto ekipe kanë siguruar kualifikimin për në ‘Rusi 2018’.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...